Ish-Presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter i nënshtrohet një operacioni

121

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, i është nënshtruar një operacioni në legen, pas një rrëzimi në shtëpinë e tij në Gjeorgji.

“BBC” shkruan se ish-presidenti 94-vjeçar, më i vjetri që është akoma gjallë, po shkonte për gjueti kur u rrëzua.

Në deklaratën e zyrës së tij, thuhet se Carter po shërohet në një qendër mjekësore në Americus, pranë shtëpisë së tij në Plains. Kirurgu i tij tha se operacioni ishte i suksesshëm.

Që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, Carter ka mbetur aktiv, duke kryer punë humanitare me Qendrën e tij “Carter” në vitet e fundit.

Në vitin 2015, ish-presidenti i cili fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002, zbuloi se kancerin që i ishte gjetur në mëlçinë e tij, e kishte dhe në tru. Pas katër muajsh trajtim, ai njoftoi se ishte pa kancer.