Në derbin anglez ai që do të vendosë drejtësi do të jetë 42 vjeçari slloven Damir Skomina.
Takimi do të zhvillohet në datën 1 qershor në Madrid, “Uanda Mentropolitano” do të jetë arena pritëse. Asistentët e sllovenin do të jenë Juri Praprotnik dhe Robert Vukan. Ndërkohë që i katërt do të jetë Lahoz nga Spanja. Skomina ka stemën e FIFA-s që prej vititn 2003.