Kosovë, në pranga tre të dyshuar për vjedhje në kishën në Vitomiricë

399
Policia e Pejës njoftoi sot se ka arrestuar tre persona të mitur të përkatësisë shqiptare, të dyshuar se me datë 15 të këtij muaji kanë kryer vjedhje në kishën ortodokse në fshatin Vitomiricë të kësaj komune. Në komunikatën lidhur me rastin thuhet se “më datë 15.10.2015, në nënstacionin policor të Vitomiricës ishte paraqitur një rast i Vjedhjes së rënde në një objekt fetar, saktësisht në objektin e Kishës Ortodokse që gjendet në fshatin Vitomiricë komuna Pejë”. “Te dyshuarit kishin dëmtuar xhamin e një dritareje dhe kishin hapur me forcë derën e hyrjes së këtij objekti . Nga brendësia kishin marrë disa karrige të vjetra të drurit të cilat ishin të dëmtuara. Po ashtu e kishin marr edhe një tavolinë të drurit.
Pas një pune intensive operativo-hetimore të hetuesve të Stacionit policor Pejë, të dyshuarit ishin identifikuar, arrestuar dhe intervistuar me date 17.10.2015 përkatësisht 18.10.2015. Tre personat e dyshuar ishin të mitur të moshave 1999,2001 dhe 2002 të përkatësisë shqiptare, shtetas te Republikës së Kosovës. Motivi i kryerjes së kësaj vepre penale kishte qenë përfitimi i kundërligjshëm i mallrave me vlerë. Pas intervistimit të të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit,me ç’rast Kallëzimi penal ndaj tyre është dorëzuar në Prokurori”, njoftoi policia.
Sigal