Greqi/ Digjet jahti me flamur britanik, panik te pushuesit

154

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Greqi. Një jaht me flamur britanik është përfshirë nga flakët në Symi të vendit fqinj.

Mediet greke kanë publikuar video të jahtit të mbuluar nga flakët, ndërsa raportojnë se nga ngjarja nuk ka persona të plagosur, pasi janë nxjerrë nga mjeti lundrues pa pasoja.

Shkaqet e zjarrit në jaht nuk janë bërë të ditura dhe do të hetohen menjëherë nga zyrtarët përkatës të Autoritetit Portual.