Frikë për samitin e G20, pas një tentative kamikaze në Turqi

470
Ndërkohë që liderët botërorë janë mbledhur në Turqi për samitin e G20-ës, një xhihadist ka tentuar të kryejë një sulm kamikaz.
Mëngjesin e sotëm xhihadisti i veshur me një jelek-bombë, është lokalizuar nga policia turke dhe më pas është vetëshpërthyer.
Nga shpërthimi i bombës janë plagosur katër policë.
Sulmi vetëvrasës ka ndodhur në Gaziantep, shumë larg nga Ankaraja ku po mbahet samiti, por ka shtuar frikën e sulmeve të tjera.
Sigal