Aksident i rëndë në Zvicër, humb jetën nëna shqiptare

137
Sigal

Një shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur të dielën pranë Lenzburgut, Kantoni Aargau, Zvicër.

Shkaktar i përplasjes ishte një shofer gjerman i makinës “Tesla”, i cili papritur ka provuar të kthente makinën e tij mbi korsinë normale.

Duke bërë këtë manovrim, ai është përplasur me një makinë “Volksvagen Polo” që po vinte nga i njëjti drejtim. Në veturë ndodhej një nënë 42 vjeçe, me vajzën e saj 19 dhe djalin e vogël, 6 vjeç. Dy fëmijët i kanë mbijetuar aksidentit, por nëna e tyre ka vdekur, pak pasi është dërguar në spital.

Po ashtu ka shpëtuar edhe shoferi gjerman, shkaktar i aksidentit.

Aksidenti ka tronditur rëndë fëmijët e viktimës. Djali i madh i saj, Eron Abduli, 23-vjeçar është shprehur për mediat se gjithçka është më pikëlluese pasi vëllai i tij i vogël, 6 vjeç, tani duhet të rritet pa nënën e tij.

Eroni nuk mund të dijë saktësisht se çfarë ka ndodhur në sekondat e aksidentit. Në timon ishte motra e tij. Ai dyshon se nëna e tij donte ende të mbronte fëmijët e saj dhe në këtë përpjekje ka humbur jetën.

23-vjeçari supozon të ketë ndodhur kështu për faktin se motra dhe vëllai i tij i vogël kanë shpëtuar me gërvishtje dhe mavijosje të vogla.