FOTO/ Kush është “Kumbara mafioze” që u arrestua në Itali, udhëheqjen e familjes kriminale e trashëgoi nga burri

292
Policia italiane arrestoi 25 mafiozë, në mes tyre edhe një grua e cila udhëheqjen e familjes kriminale e trashëgoi nga bashkëshorti i saj, vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa. Maria Angela Di Trapani e ka udhëhequr mafinë në Resutani, një nga tetë lagjet e kryeqytetit sicilian Palermo, kanë publikuar karabinierët.
Di Trapani dhe të arrestuarit tjerë janë nën akuza për përkatësi në mafia, zhvatje dhe posedim të mallit të vjedhur. I detyronin tregtarët vendas të paguajnë mbrojtje, shpjegon Ansa.
“Kumbara mafioze”, Maria tashmë mund të dënohet me shtatë vite burg për shkak se ka ndërmjetësuar në mes të bashkëshortit të saj Salvino Madoni dhe anëtarëve të familjes së tij mafioze.
Femrat në krye të familjeve mafioze janë shumë të rralla por ekzistojnë. Në fillim të këtij viti gjykata italiane dënoi Patrizia Messina Denaro me 14 vite e gjysmë burgim, vëllai i së cilës është një prej mafiozëve të arratisur.