‘Dorian’: Pamje të frikshme të katastrofës, shtohet numri i viktimave

724
Sigal

Dorian është në lëvizje përsëri pasi dëmtoi brutalisht pjesët veriore të Bahamas për më shumë se një ditë.

Stuhia e Kategorisë 2, me erëra 110 km në orë, po kalonte në bregun lindor të Floridës të martën në mbrëmje, tha Qendra Kombëtare e Uraganit.

Stuhi e rrezikshme për jetën dhe erëra të forta priten përgjatë bregdetit të shtetit, si dhe përgjatë brigjeve të Xhorxhias, Floridas dhe Carolinas sot dhe nesër.

Dorian po lëviz drejt veriut pasi goditi Bahamas. Kilometra të tëra mbeturinash nga shtëpitë e shkatërruara nga stuhia e shtrirë të martën në peizazhin e ishullit të Madh të Abamit të Bahamas janë shfaqur në pamje filmike që janë bërë nga lartësia.

Numri i vdekjeve prej stuhisë, për të cilën zyrtarët kanë frikë se do të rritet ndjeshëm, ka arritur në shtatë persona, sipas kryeministrit Hubert Minnis.

Në Abaco, grumbuj të mëdhenj të rrënojave janë ato që mbetën nga bizneset dhe shtëpitë e shkatërruara nga stuhia më e fortë që ka goditur ndonjëherë këto ishuj dhe duket qartë në pamjet filmike.