Çfarë po ndodh?/ Garda e 350 mijë “luanëve” pret urdhrin e Putin për veprim

428
Garda Kombëtare ruse, komandant suprem i së cilës është Vladimir Putin, filloi testin e parë të gatishmërisë luftarake, dhe për të dëshmuar gatishmërinë se mund të përballojë kërcënimet e mundshme të brendshme.

350.000 anëtarë të njësisë së sapoformuar do të trajnohen për sulme ekstreme terroriste, raporton “Tass”.

Garda e “luanëve” është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Vladimir Putinit, i cili është edhe komandant suprem i forcave të armatosura ruse.

Mediat e kanë të ndaluar të raportojnë për vendndodhjen e ushtarëve të kësaj njësie, kjo është bërë për t’i mbrojtur ata dhe familjet e tyre.

Kundërshtarët dhe kritikët e Putinit akuzojnë presidentin rus se “Garda mund të përdorët edhe për të heshtur shumë disidentë”, si dhe krijimi i kësaj njësie të tillë mund të jetë për veprim autoritar, shkruan “lajmi.net”.

Ekspertët, megjithatë, theksojnë se Putini këtë forcë për qëllimin e krijimit të strukturave të reja dhe efektive të sigurisë, dhe për të mbrojtur interesat e vendit.

Kjo njësi do të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit publik, do të ketë për detyrë të mbrojnë objektet e rëndësishme shtetërore, sigurimin e kufirit, do të marrë pjesë në mbrojtjen territoriale të Rusisë, do të kontrollojë tregtinë e armëve…
Sigal