Maqedoni – Ahmeti pas takimit me Zaevin: Prioritet vënia në funksion e Kuvendit

474
Ahmeti pas takimit të pasdites me kreun e LSDM-së Zoran Zaev, ka thënë qe prioritet i partive aktualisht është strategia për rivënien në funksion të institucioneve të vendit, veçanërisht Kuvendit.

Ahmeti ka deklaruar po ashtu, se për këtë është i nevojshëm dialogu mes të gjithave partive.

I pyetur për formimin e qeverisë, Ahmeti ka deklaruar se më e ngutshme është rivënia në funksion e Kuvendit, më pas kreu i institucionit ligjvënës edhe zyrtarisht të njoftohet presidenti Ivanov për formimin e shumicës parlamentare dhe programin e qeverisë me qëllim të dhënies së mandatit.
Sigal