Itali/ “I pikasi komshiu nga ballkoni”, si u arrestuan 3 shqiptarë

481
Sigal

Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes. Ata kishin hyrë për të vjedhur një vilë, mirëpo janë pikasur nga komshiu përballë, i cili kishte dalë në ballkon për t’u freskuar.

Shqiptarët kishin hipur në ballkon, pa menduar se fqinji do të shfaqej në ballkon të shtëpisë ngjitur. Të arrestuarit janë të moshave 24, 28 dhe 34 vjeç, me vendbanim në Prato, Ata u prangosën agimin e datës 4 korrik, shkruajnë mediat italiane.

foto galeri

Komshiu menjëherë sapo pa hajdutët që po vidhnin, ka lajmëruar policinë. Pronari i vilës nuk gjendej aty në momentin e vjedhjes. Karabinierët janë gjendur aty për pak kohë, duke arrestuar të rinjtë nga Shqipëria. Në makinën e të rinjve, policia italiane gjeti dorashka, maska dhe mjete të tjera që përdoren për grabitje.

Të tre djemtë u dërguan në paraburgim në burgun e Dogaia.