Alarmi: Do të ndodhë tërmet shumë i fuqishëm në Greqi. Rrezikohet, edhe Shqipëria

710

Sizmologu i njohur dhe njëkohësisht profesor në Universitetin e Patras, Akis Tselentis parashikoi se në vitin 2013, Greqia do të… goditet nga një tërmet i fortë!  Pikërisht, para një jave, një tërmet tronditi pllakën tektonike të zonës së Selanikut. Akis Tselentis duke folur në vazhdën e tërmeteve të orëve të fundit që kanë tronditur Greqinë, ku dy prej të cilëve me madhësi 5 Rihter, ka vërejtur se, ndonëse ato ishin të pavarur nga njëri-tjetri, por paralajmëroi se në vitin 2013 sipas mendimit të tij do të ketë një tërmet shumë të fuqishëm në vend, për shkak të akumulimit të madh të energjisë. Kështu nën vazhdën e parashikimeve të tij, z.Tselentis i bëri sërish thirrje shtetit grek që të marri masat e duhura, me qëllim që qytetarët të aplikojnë masa mbrojtëse sizmike në shtëpitë e tyre. Tërmeti, sipas parashikimeve të sizmologur grek, mund të ndodhë në zonat e Selanikut, ku pllakat tektonike kanë vazhdueshmëri edhe në Shqipëri, dhe nuk përjashtohet mundësia që tërmeti të ndodhë edhe në zonat më të ndjeshme nga tërmeti në vendin tonë, sidomos në zonën verilindore, ku përfshihen Peshkopia, Librazhdi dhe Korça, por edhe më tej, në Tiranë, Durrës, ngaqë pllakat tektonike, mbi të cilat shtrihen këto zona, kanë lidhje me ato të zonave tërmetrënëse në Selanik e Greqi. Prandaj, alarmi i një tërmeti të fuqishëm është real edhe për Shqipërinë.