Matura 2012, shtyhet afati i Formularit A2 nga MASH

513
Sigal

Zyrtare/Maturantët që nuk patën mundësi për të plotësuar formularin kanë shanc të dytë 

Të gjithë ata maturantë që nuk mundën të plotësonin Formularin A2, për t’u pranuar si kandidatë në universitete, do të  ketë edhe një mundësi të dytë. Autoritetet e arsimit janë shprehur zyrtarisht se do të shpallin edhe një datë tjetër për plotësimin e  këtij formulari.  Aktualisht po mblidhen të dhënat se sa të rinj nuk kanë mundur ta plotësojnë atë. Ndërkohë specialistët e Agjencisë Kombëtare të Provimeve thonë se këtë formular do ta plotësojnë ata që përmbushin disa kritere. “Ne mundësinë do tua japim atyre që për arsye të forta shëndetësore, udhëtim jashtë shtetit, fatkeqësi në familje, atyre u japim mundësi brenda kësaj jave. Presim sot të mbarojë procedura e informimit dhe pastaj mbi bazën e sasisë së maturantëve që do aplikojnë do përcaktojmë nëse do i bëjnë në rrethin përkatës, hapim user-name në një shkollë përkatëse ku të aplikojnë këta 20 apo 30 veta”, tha Arben Fagu, specialisti i AKP-së. Ndërkohë specialistët janë në fazën e  përgatitjes dhe të procedurave se  si do aplikojnë  të rinjtë. Pas përfundimit të këtij procesi pritet që të fillojë përllogaritja e pikëve, dhe më pas shpallja e të kandidatëve fitues në universitete.