Vrasja në Fier, Bregu: ‘Padinë për këtë gjyqtar, do ta bëj vet’, Manjani: Nesër do të çel një proces hetimor-administrativ

63

Deputetja e PD, Majlinda Bregu dhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kanë ndarë shqetësimin në lidhje me ngjarjen e një ditë më parë, ku një “burrë – shtazë” siç e kanë quajtur ata hodhi nga dritarja gruan.

E para që ngriti shqetësimin ishte deputetja Bregu, sipas të cilës gjyqtari ka dhënë urdhër mbrojtje për të ndjerën e cila e kishte denoncuar bashkëshortin për dhunë.

Bregu: Kush është ai Gjyqtar që paska lëshuar një Urdhër Mbrojtje që e lë burrin që gruaja e padit për dhune, të jetoje në një shtëpi me të derisa ta hedhe nga ballkoni???? Nësë kjo është terësisht e vërtetë, padinë për këtë Gjyqtar, do ta bej Vëtë!

Edhe ministri Manjani ngre të njëjtin shqetësim. Duke thënë se nuk ka shumë informacion për lëshimin e urdhërit, ai thotë se përsë çifti jetonte bashku, ndërkohë që gjyqtari kishte dhënë urdhër mbrotje. Manjani vijn më tej duke sqaruar se që nga dita e nesërme do të nisi një hetim administrative për këtë çështje.

Manjani: Do të doja të kisha një informacion shterrues për pyetjet e zonjës Bregu, por në këtë moment pyetjet që ajo ngre janë edhe të miat. Pra pyetjet; Përse megjithë urdhërin e mbrotjes e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor?! Kush ka gabuar gjykata që ka lëshuar urdhërin apo zbatuesit e atij Urdhëri?!

Megjithë statusin ende të paqartë ligjor, në këtë situatë post-reformë ( askush nuk e di tashmë nëse duhen zbatuar ligjet e reja, që kanë hyrë në fuqi por nuk zbatohen dot, apo do vazhdohet me ligjet e vjetra!!), do te çel nesër një proces hetimor Administrativ, për të sqaruar këto pyetje.Në çdo rast ky hetim do sqarojë edhe përgjegjësitë përkatëse.