SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në gatishmëri totale 24/7, në terren dhe në përmbushje të plotë të të gjitha detyrimeve kontraktuale

455
Sigal

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, pjesë e Grupit të Sigurimeve UNIQA, një prej grupeve financiare në Evropë, është duke përjetuar dhe ndjekur nga afër çdo sekondë për t’iu gjendur sa më pranë të gjithë klientëve të saj të siguruar, në gatishmëri totale 24/7, në terren dhe në përmbushje të plotë të të gjitha detyrimeve kontraktuale.

Kompanitë e Grupit, përkatësisht SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në KOSOVË dhe UNIQA MAQEDONIA e VERIUT, janë duke ndjekur me shqetësim të madh çdo zhvillim hap pas hapi dhe shprehin solidaritetin e tyre, duke kontribuar në ndihmë dhe mbështetje financiare për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti me 60,000 Euro.

Lutjet dhe ngushëllimet tona janë me të gjithë ju!
Presidenti i Grupit SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Z. Avni Ponari.