LSI ka zgjedhur strukturat e saj drejtuese – Endrit Brahimllari Sekretar i LSI, Kejdi Mehmetaj nënkryetare

473
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur strukturat e saj drejtuese. Sekretar i Përgjithshëm i LSI është zgjedhur Endrit Brahimllari me 1513 vota, kundërjt 773 të rivalit të tij Dritan Ylli.

Nënkryetari i LSI është zgjedhur Luan Rama me 2029 vota, i cili nuk kishte rival, ndërsa zv/kryetar është zgjedhur Petrit Vasili.

Nënkryetare e LSI është zgjedhur deputetja Kejdi Mehmetaj me 1499 vota, kundrejt 787 votave të Silva Cakës.

Në përfundin fituesit, por edhe ata që nuk arritën të dilnin fitues në këtë garë  i ka përshëndetur edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta.