Vlorë, të shtëna me armë në zonën Kali i Trojës

452
Sigal

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen
e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh në zonën
“Kali i Trojës”.

Fatmirësisht nuk raportohet për
persona të lënduar nga të shtënat.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje
është qëlluar 2 herë me breshëri. Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje, e
cila ka shkaktuar panik te banorët.

Sakaq, në vendngjarje kanë
mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet.