Bankat shqiptare kreditojnë bizneset jashtë vendit.Deri në shtator, 700 milionë euro kredi

795
Sigal

Ekspertët
thonë se kërkesa e dobët për kredi po i shtyn bankat shqiptare të kreditojnë
bizneset jashtë vendit.




“Kërkesa dhe
projektet e mëdha janë të stopuara. Biznesi i madh ndodhet në vështirësi,
marrëdhëniet me bankën janë të stopuara. Në këto kushte bankat kërkojnë tregje
të reja dhe mundësi të reja përfitimi”, deklaron Spiro Brumbulli, sekretar i
Shoqatës së Bankave.
 



“Bankat kanë likuiditet në valutë, të cilin duhet ta
përdorin. Kjo është një alternativë që në kushtet e sistemit bankar shqiptar
konsiderohet alternativë e vlefshme”, thotë Klodi Shehi, drejtor i stabilitetit
financiar në BSH.
 



Në shtator, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për
bankat ose bizneset e huaja arriti në 93.7 miliardë lekë. Kjo është sa 17.2 për
qind e totalit të kredisë në Shqipëri.
 



“Një shifër prej 94 miliardë lekë nuk përbën ndonjë
shqetësim në kuadrin e përgjithshëm makro, ose në raport me kapitalin që bankat
kanë. Por do të ishte më mirë që nëse ka kërkesë të brendshme këto para të
drejtoheshin tek kjo kërkesë”, vlerëson Brumbulli.
 



Megjithatë, Banka e Shqipërisë preferon të jetë e
kujdesshme duke e mbikëqyrur nga afër fenomenin. “Që nga mënyra se si këto
kredi jepen, analiza se si jepen, si kredia monitorohet e me radhë”, nënvizon
Shehu.
 



Por a e penalizon dalja e kapitalit jashtë kreditimin e
ekonomisë së brendshme? Për Bankën e Shqipërisë, jo.
 



“Në kushtet kur kemi raport shumë të ulët kredi përmbi
depozitë; pra, ka fonde të lira që nuk janë investuar në kredi, ajo mund të
kreditohet për rezidentët dhe ekonominë e brendshme”, thotë Shehu./TCH