Veprimtari përkujtimore për 100-vjetorin e rënies së At Stath Melanit 1858-1917 “Nder i Kombit”

106
Në pasditen e datës 23.12.2017 SHAK “Përmeti”dhe“Lëvizja Foleja Kombëtare Shqiptare” zhvilluan veprimtarinë përkujtimore, homazh për 100-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit At Stath Melanit në sallën e konferencave të QKMF “Odhise Paskali”e cila ishte zbukuruar me flamuj dhe tufa me lule dhe e mbushur plot e përplot.

Në këtë veprimtari nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetari i Bashkisë Përmet z. Niko Shupuli, kryetarja e këshillit bashkiak Miranda Habili, Nën/prefekti Anastas Naqe, kryetarja e “Lëvizjes Foleja Kombëtare Shqiptare” znj. Elida Jorgoni përfaqësues të shoqatave të ndryshme atdhetare kulturore, qytetar të Përmetit dhe të afërm të familjes.

Veprimtarin e hapi kryetari i SHAK Përmeti z. Kastriot Bezati, i cili falënderoi pjesëmarrësit dhe i dha fjalën përshëndetëse kryetarit të Bashkisë Përmet z. Niko Shupuli.

z. Niko Shupuli përshëndeti në emër të Institucionit të bashkisë dhe u ndal te jeta dhe vepra atdhetare e At Stath Melanit.

z. Kastriot Bezati përshëndeti në emër të SHAK “Përmeti”, falënderoi pjesëmarrësit dhe mbajti kumtesën për aktivitetin e At Stath Melanit.

Në emër të familjes nipi Arqile Lako falënderoi për këtë veprimtari të bukur dhe emocionuese kryetarin e Bashkisë, “SHKA Përmeti” pjesëmarrësit,dhe u shpreh se ne na duket sikur ngjarja ka ndodhur dje, salla është e mbushur plot. Në Amerikë shoqata “Vatra” i kërkoi edhe At Stath Melanit ndihma financiare për në Shqipëri. Ai u shpreh: “Vatra është këtu, oxhaku është në Shqipëri do vete të jap shpirtin atje”.

Edhe znj. Elida Jorgoni përshëndeti në emër të Lëvizjes “Foleja Kombëtare Shqiptare”.

Poeti Lumo Kolleshire citoi një poezi kushtuar At Stath Melanit nga libri poetik: “Derdhen vetëtima”.

Stërmbesa e At Stath Melanit, Zana Mero lexoi përshëndetjen e historianit Dr. Apostol Kotani drejtuar pjesëmarrësve në këtë veprimtari përkujtimore.

Aktori Pandi Duka recitoi me nivel te lartë artistik vargjet e popullit kushtuar At Stafh Melanit. Përshëndeti përfaqësuesi i shoqatës “Çamëria” z. Ilir Iliazi, znj. Brunilda Lato përfaqësuese e komunitetit kalabrez të rinj që bënë përshëndetje të veçantë veprimtarisë e cila u prit me emocione te mëdha nga pjesëmarrësit.

Jakup Reka përfaqësues nga Kaçani ku falënderoi për mundësinë që ju dha për të shprehur mendimet e tij për veprimtarinë e At Stath Melanit.

Mbesa e Petro Nini Luarasit, znj. Sonja Skënder Luarasi përgëzoi organizatorët në mënyrë të veçantë përfaqësuesin e Kalabrisë dhe shoqatës “Çamëria”. Në fjalimin e saj ra në sy keqardhja pasi nuk kishte përfaqësues të klerit ortodoks.

Grupi i sazeve të Përmetit dhe “Muza polifonike” interpretuan këngë kushtuar At Stath Melanit.

Në datën 24 dhjetor 2017 te varrezat e dëshmorëve pranë varrit të At Stath Melanit u bënë homazhe edhe u vendosën kurora dhe tufa me lule.

Muharem Kamani