Vdes shqiptari i tretë nga koronavirusi

368
Sigal

Një shqiptar ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Indonezi. Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë me dije se shqiptar që ka ndërruar jetë është 84 vjeç.

Ndërkohë, mësohet se numri i shqiptarëve të prekur nga koronavirusi në Indonezi është tre.

Ky është shqiptari i tretë i konfirmuar që vdes nga koronavirusi krahas dy të tjerëve që kanë ndërruar jetë brenda territorit të vendit.

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 64 raste pozitive me koronavirus, ndërsa pritet nga minuti në minut dalja e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e 24 orëve të fundit.