Ç’po ndodh me mjekët në Itali, gjashtë të vdekur vetëm orët e fundit. Dedikimet rrëqethëse: Ranë në luftë

641
Sigal

Gjashtë mjekë të tjerë kanë humbur jetën në Itali orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në mesin e bluzave të bardha në 14, raporton “IlMessagero”.

Mjekët që ndërruan jetë janë Luigi Ablondi, i Spitalit në Crema; Giuseppe Finzi, në Kremona, Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo. Në Como, humbën jetën edhe dy mjekë të tjerë: Giuseppe Lanati, pulmonolog dhe Luigi Frusciante, mjek i familjes. Ata të dy ishin në pension, por kishin dalë në punë. Lista e viktimave në mesin e mjekëve përditësohet vazhdimisht. Dhe një mjek tjetër vdiq i prekur nga Covid-19: ai është Franco Galli dhe ai ishte mjek i përgjithshëm në Medole, në zonën e Mantua.

Më shumë se 2,600 mjekë e infermierë janë infektuar me koronavirus në Itali, 8.3 përqind e rasteve të përgjithshme me të infektuar në vend. Kjo sipas shifrave të publikuara mbrëmë.

 

“Rane ne lufte, ne vije te pare”, eshte dedikimi me i shpeshte qe behet per mjeket qe humbin jeten.