Alket Hyseni: Nëse merremi se si qeverisi opozita, nuk do dimë të qeverisim vetë

717
“Sot ne jemi në pushtet dhe, nëse merremi se si qeverisin paraardhësit tanë, kjo është marrëzi. Qeverisën keq dhe humbën. Ne merremi me qeverisjen tonë përballë elektoratit, ç’bëmë në 2017-ën dhe ç’do bëjmë në 2018-ën. Ky është serioziteti i një qeverisjeje dhe jo përndjekja e qeverisë së kaluar, pasi ajo nga elektorati është ndëshkuar…” -Kjo ka qenë kryefjala e takimit të fundvitit me gazetarët e Sarandës për deputetin e Qarkut të Vlorës, përgjegjës politik për N/ prefekturat Sarandë dhe Delvinë. Deputeti Hyseni, për hatër së të vërtetës ka sjellë një risi në Sarandë me hapjen e Zyrës së Deputetit, duke mos e kthyer në zyrë kuadri dhe këtë e ka kërkuar nga gazetarët ta përcjellin tek publiku, pasi është legjislativ dhe përcjellës politik tek kryetari i partisë natyrisht. Për këtë ka sjellë dhe shembuj. Zyra e deputetit dhe vet deputeti, qysh nga hapja me takimin e parë, nuk i ka ndarë takimet me median. Madje është përcjellë me një deklaratë të çuditshme dhe shpresëdhënëse kur deputeti ka thënë, se kjo zyrë deputeti nuk është vetëm e PS-së, por edhe e deputetëve të tjerë të forcave politike, mund ta përdorin kur të duan në takimet e elktoratit të tyre, nuk kemi pse shpenzojmë kot, dera është e hapur. Deputeti Hyseni ka shfaqur platformat politike dhe pritshëmëritë e projekteve që priten të realizohen, por pa eufori, me këmbë në tokë dhe jo fluturak. Deputeti ka deklaruar se duhet ndihma e medias që opinioni të jetë i qartë për situatën. Ndërkohë që ka shpalosur edhe investimet në zonën e minoritetit. 

Agron Mema
Sigal