Mediat raportuan dorëheqjen e Gent Cakajt / Reagon Petrit Vasili : “Budallëk kolektiv, pasi iku Rama e jo Cakë hiçi”

285
Sigal

Nën kryetari i LSI, z. Petrit Vasili ka reaguar ndaj mediave të cilat raportuan mbi dorëheqjen e Cakës nga pozicioni i ministrit të jashtëm. Vasilit është shprehur se : “Ky ka qenë një budallëk kolektiv, pasi iku Rama e jo Cakë hiçi”.

Ja deklarata e tij e plotë :

Edi Rama hoqi veten dhe nuk hoqi Cakën.
Kryeministri Edi Rama hoqi Ministrin e Jashtëm Edi Rama.
Budallëk kolektiv, ca se i paguan KM ca se nuk thellohen, që përsërisin si budallenj, që iku Caka dhe erdhi Xhaçka.
Ky është kryeministri për faqe të zeze që ka Shqipëria, që bën sikur pranon dorëheqjen e Cakës që nuk ekziston.
Mirë kryeministri që është në ditë të hallit, po këta mediatikë e diplomatikë që lanë nam, përse nuk e pyesin Edi Ramën pse dha dorëheqjen si Minister i Jashtëm.
Presidenti i Republikës sipas kushtetutës do shkarkojë Edi Ramën dhe jo Cakë hiçin.