Tiranë/ Aksident te ‘Rruga e Durrësit’, autobusi përplas 77-vjeçarin

524
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë te rruga e Durrësit.

Mësohet se një 77-vjeçar me iniciale H.Zh është përplasur nga një autobus. Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Nga policia është shoqëruar shoferi i mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 10:28 në rrugën e “Durrësit” autobusi me drejtues shtetasin LL. N ka përplasur këmbësorin H. ZH.,77 vjeç. Si pasojë e përplasjes, këmbësori shtetasi H. ZH ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i autobusit shtetasi LL. N është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.