Shtetarët që vijnë “erë naftë”, mbrojnë krimin me karburantet kontrabandë duke eleminuar markimin e tyre

77
Kupola e shtetarëve shqiptarë, ndërsa u betua dhe betohet se do të “pastrojë” kontrabandën e karburanteve, duke i dhënë fund abuzimit me tregun që shkatërronte (shkatërron) automjetet dhe xhepat e konsumatorëve nuk po e zhvillon këtë luftë, madje haptazi po bëhet palë me tregtarët kontrabandë të tregut të karburanteve. E lidhur fortë dhe në mënyrë të “pisët” me tregtarët e karburanteve të importit e të vendit, të cilët i ka edhe pjesë dhe klientë interesash të “oborrit”, shtetarët që po “trazojnë” koncesionin e markimit të karburanteve, nuk e kanë hallin tek ecuria e këtij shërbimi, por tek mbrojtja e interesave të atyre që i kanë “zhytur e mbytur në depozitat e naftës”. Ndërhyrja e qeverisë në markimin e karburanteve po vjen “erë” kontrabandë. Nuk e dimë, nëse çështja “markimi karburanteve” që vazhdoi pak orë me bllokimin e këtij procesi, ka lidhje me ndonjë shkelje prej firmës “GFI”, por dimë faktin që pikërisht kjo firmë ka denoncuar dje me një deklaratë shtypi lojën e kupolës shtetërore për të nxjerr jashtë loje procesin e markimit të karburanteve, duke lejuar futjen në treg të karburanteve me cilësi të dobët, të futura në Shqipëri nëpërmjet burimeve të kontrabandës. 

Ka një fakt, që përpjekja dhe loja e një klani shtetarësh të lartë për të futur në treg naftë kontrabandë synon të shpërfill dhe nxjerr jashtë loje markimin e karburanteve, me qëllim mos kontrollin e cilësisë së tyre dhe përfitimet që vijnë prej shitjes së karburanteve jashtë standardit, të cilët në tregun shqiptar shiten si karburante me standarde si në vendet e BE. Në fakt janë jashtë standardit dhe madje me çmime 3-4 herë më të larat se në vendet e BE, ndërkohë që nëpërmjet kësaj kontrabande futen karburante të pa deklaruara si sasi, duke zhvatur afro 300 milionë euro detyrime fiskale dhe mbi 150 milionë euro vjedhje nga xhepat e shqiptarëve nëpërmjet çmimit dhe cilësisë së karburanteve. Ky treg karburantesh “moçal” me abuzime cilësie, sasie, taksash e çmimesh ka si “avokat mbrojtës” kupolën shtetërore shqiptare e cila mbahet peng prej një “klike” tregtarësh kontrabandistë e monopolistë të karburanteve, të cilët kanë futur në kthetra shtetin, duke e detyruara të mbroj krimin e tyre, deri edhe me urdhra, udhëzime, amendime vendimesh e ligjesh.