Shkodër, tregtarët ambulantë në protestë për mungesën e një tregu

621
Udhëtojnë çdo ditë nga fshatrat e nën Shkodrës dhe pozicionohen në një prej lagjeve të qytetit, asaj Rus, për të tregtuar prodhimet e tyre me të cilat sigurojnë jetesën. Por, mungesa e një tregu bën që ata të shesin në rrugë apo trotuare dhe në vazhdimësi përballen me sekuestrim malli nga policia bashkiake.

Mëngjesin e së premtes ndryshe nga përditshmëria, një përfaqësi prej 15 tregtaresh ambulante vendosen t’i drejtohen sërish bashkisë Shkoder, me kërkesën për gjetjen e një tregu të mirëfilltë për shitjen e produkteve të tyre.

Por sërish përgjigjja e marrë nga numri dy i këtij institucioni Arben Gjuraj ka qenë se ende nuk ka një zgjidhje, por brenda 10 ditësh bashkia do të punojë për të gjetur një alternative që do ta bëjë publike.

Tregtare: Na dha fjalën nënkryetari Gjuraj dhe për 10 ditë do të na e zgjidh këtë problem. Është në dorën e tyre.

-Jam pa punë. Burrin e kam të sëmurë në spital. Vij dy orë me shit dhe shkoj në spital.

Kjo nuk është protesta e parë e këtyre tregtarëve të cilët prej vitesh shesin në të tilla kushte, pa një treg të mirëfilltë. Shkodra sot renditet ndër të vetmet qytete që nuk ka një treg për shitjen e produkteve bujqësore, fruta – perimeve apo bulmetit me pakicë, megjithëse prej dy vitesh kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka premtuar.
Sigal