LSI, takim me shoqërinë civile dhe intelektualë të Vlorës

275
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe intelektualë që qytetit të Vlorës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Ministri i Drejtësisë z. Petrit Vasili, Kryetari i KDK-së së LSI-së, Shezai Rrokaj, deputeti i LSI-së për qarkun Vlorë, Flamur Çelaj, etj.

Në fjalën e tij përpara përfaqësuesve të shoqërisë z. Vasili theksoi se LSI-ja është një parti që e vlerëson shoqërinë civile si një zë që sjell zhvillim për Vlorën.

“Ne jemi së bashku, sot në radhë të parë, për një arsye madhore: të gjithë ata të cilët konsiderohen shoqëri civile, janë të veçantë dhe të rëndësishëm, pasi janë ata njerëz që mendojnë me qetësi se cila është më e mira për Vlorën, për komunitetin në tërësi, por duke bërë mirë për Vlorën është një ndihmë e madhe për Shqipërinë. Arsyeja pse ne e themi, e mbrojmë dhe e kemi slogan fjalën “një shans për të gjithë”, do të thotë se çdo mendim i zbatuar dhe çdo aspiratë e realizuar është një shans për të gjithë. Do të thotë edhe më thjeshtë akoma, që dyer të mbyllura dhe mungesë shansesh apo mundësish nuk ka për asnjërin. Të gjithë dyert duhet të jenë të hapura dhe të gjitha shanset duhet të jenë të hapura.”,- tha z. Vasili.

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, z. Shezai Rrokaj në fjalën e tij në fjalën e tij theksoi se LSI-ja e ka vendosur që të zgjedhë njerëzit më të mire, që ta përfaqësojnë me dinjitet Vlorën dhe ta hapë partinë ndaj shoqërisë civile

“LSI-ja e ka vendosur që të zgjedhë njerëzit më të mire, që ta përfaqësojnë me dinjitet Vlorën, me dinjitet shpirtin vlonjat të sipërmarrjes dhe krenarisë vlonjate. Ta hapë partinë ndaj shoqërisë civile, sepse partitë e mbyllura e kanë bërë me qëllim ta mbyllin qerthullin e tyre sepse kanë frike nga ju, kanë frikë nga shoqëritë civile. Shoqëria civile prodhon mendim të kualifikuar, prodhon mendim alternativ, prodhon ekspertizë, prandaj partitë që hapen ndaj botës akademike, që hapen ndaj shoqërisë civile, e kanë të garantuar ushqyerjen me mendim të kualifikuar për ndërtimin e vendit. Ato parti që qëndrojnë të mbyllura, ato janë të destinuara të harrohen nga qytetarët”, – tha z. Rokaj.

Deputeti i LSI-së në qarkun Vlorës, Flamur Çelaj tha në fjalën e tij se roli i shoqërisë civile është vendimtar për t’i dhënë zë të gjithë qytetarëve.
“Ju si shoqëri civile keni një rol vendimtar për t’i dhënë zë gjithë qytetarëve shqiptarë dhe për të bërë përgjegjës të gjithë ata që përfaqësojnë popullin në institucione. Është vendimtare, që nga ekzekutivi deri te legjislativi, të tregojnë rritje të angazhimit politik dhe veprime konkrete për të ushtruar politiken e dyerve të hapura për të angazhuar shoqërinë civile në nivel kombëtar dhe vendor”, – tha z. Çelaj.