Prof. Dr. Myslim Pashaj:“Edi Rama dhe kjo maxhorancë duhet të jenë e të të gjithëve”

513
Sigal

Klasa politike doli nga kjo Votё e humbur e tёra

Prof. Dr. Myslim Pashaj, në intervistën për “Telegraf”, duke skanuar rezultatet e zgjedhjeve të 23 Qershorit, arrin në konkluzionin se nga kjo Votë, doli e humbur e tërë klasa politike. Ndaj, thotë zoti Pashaj, “Tani ne i bёjmё pyetjen vetes nёse Vota a shёnon fillimin e fundit të tranzicionit?”. Edhe pse Berisha dha dorëheqjen nga postet drejtuese partiake, zoti Pashaj, thotë se shoqëria akoma nuk ka shpëtuar nga “Berishizmi”. Nga ana tjetër, zoti Pashaj, pohon se “Sfidat janё tё mёdha. Edi Rama dhe Mazhoranca duhet tё jenё tё tё gjithёve, duhet tё ngrihen nё rolin e njё emёruesi tё pёrbashkёt”.

– Zoti Pashaj, a mund ta cilësoni rezultatin e 23 Qershorit si fillimi i fundit të tranzicionit demokratik në Shqipëri?

– Tranziconi deri tash nuk ka qenё demokratik. Ai ёshtё depozituar nё memorien e shqiptarёve si njё  shartesё tё lёngimit komunist. Aq e fortё ka qenё freri i kalit komunist, prej ideologjisë qё shkoi, por nuk humbi…Ne shtegtuam drejt “tokave tё reja” tё demokracisё, sikur ato tё ishin shumё tё largёta, drejt njё gjeohapёsire mrekullish, por nuk ishin tё tilla. Ishim, nё po tё njёjtin reliev, veçse nga Regjimi qё shkoi kishim sjellё elitat e ngrira e tё kornizuara komuniste, tё cilёt u bёnё dhe instruktorё tё rinj ideologjik tё Demokracisё, e njё prej tyre ishte Berisha. Ata shpjeguan se ç’ishte vota demokratike e keqpёrdorёn atё dhe rrotull saj kërcyen vallen e tyre politike. Tani ne i bёjmё pyetjen vetes nёse Vota a shёnon fillimin e fundit? Nuk jemi tё sigurt se ёshtё udha e njё filozofie qё e arritёm, mbasi ёshtё po kjo klasё politike, qё solli  Frerin e Sundimit. Nё kёtё fillim “tё lёshimit tё frerit”  njё pjesё e mёsuar e shqiptarёve nuk e quajnё normal, pra nuk e pranojnё rotacionin e nevojshёm. Vota  na rrёfeu mё shumё se asnjё herё tjetёr. Analizat qё bёhen janё pёrshpёrima humbjesh, se sa shpresash. Asnjё sondazh, asnjё parashikim. Madje njё filozof pati shprehur ditё mё parё se ai kishte parashikuar kaos ! Njё analist tjetёr, tha se, demat e kuq do tё jenё brirё mё brirё dhe s’do dihet se kush do tё fitojё… Doja tё kujtoja se tё vetmin ndryshim qё kam parё ishte urtёsia, qetёsia e paparё ndonjёherё,  tek lideri i fituesve Rama. Ngjante se atij i kish ardhur “allaten” fitorja dhe ajo ashtu siç e pati diçka tё fshehtё, tё pandijuar e tё paperceptuar, veprёn e parё qё bёri ishte Urtёsimi dhe Qetёsimi dhe Drejtpeshimi i Edi Ramёs.  “Çfarё tё bёnte me kёtё fitore?”.  “Kjo ishte fitorja e tё gjithёve” . Vota filozofike e popullit kish kumtuar tё tjera vlera. Ajo “sillte njё fitore tё madhe”, por me njё leqendisje,  plagim tё shoqёrisё.  Klasa politike doli nga kjo Votё e humbur e tёra. Si “fituesit” dhe “humbёsit” tё gjithё ishin dhe janё tё humbur. I keni parё se si ligjёrojnё, se ç’thonё, se nuk kanё ç’tё thonё, se duhet njё fillim i vёshtirё, shumё i vёshtirё. Po fillon dita e njё Republike tё Re. Prandaj Edi Rama shqetёsohet dhe pёrgjegjёsohet nga kjo fitore.

Berisha iku, po a mendoni se politika jonë në përgjithësi u shkëput nga fenomeni i “Berishizmit”, duke marrë mësimin edhe nga vota e 23 Qershorit?

– Shoqёria shqiptare nuk ka shpёtuar nga Bershizmi. Se Berishizmi  tanimё ёshtё formatuar dhe ka hedhur rrёnjё. Kujtoni “vajin” me njё farё “kobi atavik” qё shoqёroi dorёheqjne e tij “pa dorёheqje”? Po edhe “lotёt e tij”  sigurisht, shumё anakronikё. Vёreni tё njёjtёn terminologji dhe ligjёrim politik tё atyre qё janё caktuar “gjasme” pёr t’i zёnё atij vendin. Asnjё ndryshim nuk ndjehet nё atё kamp. Po e njёjta mёnyrё pikturimi. Po e njёjta sjellje nё vijim tё qeverisjes “Tranzitive” deri nё shtator,  ku Berisha kёrkon ta rrёnojё tёrёsisht Arkёn e Shtetit duke rritur rrogat e duke marrё vendime ekonomike me njё kosto tё lartё pёr fillimin e Qeverisё sё Re. Berisha dhe Berishizmi nuk do t’i urojnё mbrothёsi kёsaj Qeverie, sepse ata i pёrkasin modelit tё vjetёr. Njёri nga ardhёsit  pёr nё kreun e PD , ( nuk e di nёse e vutё re)  po ta krahasoje me njerёzit e mbledhur nё sallё, ai i dha njё shtysё agresive vetvetes, nё dridhje dhe turravrap si dhe Ati, e kjo na u duk shenjё se ai nuk do tё jetё ndryshe nga Berisha. Duhet t’i ngjajё atij dhe filozofisё sё tij. Kёto janё rrёnjёt qё nuk shkulen kaq kollaj.

–     A mungon ideologjia kombëtariste në politikën (mbarë)shqiptare?

– Mungesa e stabilitetit tё Shqipёrisё nё kёto vite tё tranzicionit demokratik, ka qёnё njё ndёr burimet e sё keqes sё madhe, kur ne jo vetёm shkuam gati nё autokraci dhe Sundim, kur ne harruam rrёnjёn kombёariste dhe ideologjinё e saj, gjersa nё Jug po shitej etnija, kur emigruan jashtё vendit mbi 1.5 milionё shqiptarё mijëra e mijëra prej tё cilёve ndёrruan emrat dhe buronjёn etnike, kur shqiptarёt brenda trojeve amё kanё mbetur vetёm 2.8 milionё shqiptarё, kur urrejtja dhe konflikti pillen pёrditё dhe askush nuk merret me hulumtimin politik e social tё shkaqeve.  Kёto qё radhitёm nё krye, janё realitete qё shihen qartas.  Ndёrkaq, Arbёn Xhaferi mbylli sytё me kombёtarizmin nё gojё e nё sy, Ukshin Hoti humbi dhe u bё erё nё qiellin Ballkanik, prej ёndrrёs kombёtariste.  Shqiptarё tё shprishur në pesё shtete, kur u shpall Kosova e Mosvarme, morёn frymё dhe patёn shpresё, por tehu dhe kahja kombёtare sёrish ёshtё nё rrezik dhe qeveritё e deritashme as qё i kanё rёnё atij Briri tё Alarmit tё madh, gjersa sot sulmohet historia jonё kombёtare dhe figurat e saj, kur sulmohet gjuha jonё shqipe,  kur Sёrbia dёshiron tё diktojё nё Kosovёn e lirё, kur qarqe Vorioepirote kёrkojnё tё zgjuajnё ёndrrёn e Makthit tё tyre. Ndёrkohё, tek ne nuk ka njё busull ideologjike kombёtariste, tё cilёn ta ketё nё pёrditshmёrinё e saj secila qeveri, pёr tё mbushur me mbrothёsi lirije dhe shqiptarizmi, gjithё ecurinё zhvillimore tё Shqipёrisё amё, tё Kosovёs dhe shqiptarёve nё Ballkan e gjithё Botёn, nё njё kohezion shpirtror pёrbashkues, qё energjitё e tyre tё vihen nё funksion tё kombёtarizmit, por askurrё pa i rёnё nё qafё asnjё shteti fqinj.

–     Kjo maxhorancë me shumicën e cilësuar në Kuvend, a është garanci se do të ketë vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe ndërtuar shtetin e së drejtës?

– Shumica e cilёsuar nuk mund tё shihet vetёm si njё arritje e madhe, si njё pushtim hapёsire kёrcёnuese tё votёs. Pёrkundёr unё e lexoj, nё pёrgjegjёsinё e madhe demokratike qё do tё rinisё kjo shumicё, sё cilёs duhet t’i dridhet dora,  duhet t’i dhёmbё shpirti shqiptar pёr çdo reformё, pёr çdo ligj nё Kuvend, pёr ndёrmarrjet e mёdha tё riformatimit tё legjislacionit qё e ka shkapёrderdhur shtetin e kapur, qё solli Sundimin. Kjo nuk ёshtё e lehtё. Kjo kёrkon pёrgjegjёsi, mendim, filozofi pёr tё ngritur nё Legjislativ tё epёrm e themelor tё shtetit pёr tё formatuar dhe njё Qeveri tё meritave e tё pёrkushtimit mё tё madh. Ngritja e kartave tё mandateve lirshёm nё Kuvend,  mund tё kthehet nё njё arrogancё, por pёrkundёr, kjo duhet tё jetё njё Mazhorancё e mёsimeve tё reja edhe pёr pjesёn tjetёr tё Parlamentit me tё cilёn ata duhet tё ndjehen afёr, pa urrejtje dhe konflikt, por vetёm bashkёpunues. Sfidat janё tё mёdha. Edi Rama dhe maxhoranca duhet tё jenё tё tё gjithёve, duhet tё ngrihen nё rolin e njё emёruesi tё pёrbashkёt, se ky dhe vetёm ky ёshtё Ndryshimi qё pritet. Sjellja e kёtyre ditёve na ka prurё njё Kryeministёr tё nesёrm me njё tjetёrlloj  pёrbashkim energjish nё tё mirё tё demokracisё dhe Shtetit tё sё Drejtёs.

Maratona e re e Edi Ramës

– Shqiptarët, a kanë fituar edukatën e të votuarit të lirë?

– Kthehemi  sёrish te Vota qё folёm atypari. Mos kujtoni se na erdhi njё Votё e pёrndritur dhe e virgjёr. Jo kurrë! Ne jemi pjesё e votuesve. Vota nuk ka qenё e lirё dhe ajo nuk mund tё jetё e lirё, nё njё kuptim shumё tё thellё tё saj. Varёsia mbetet  prej filozofive tё mbrapshta tё Partive dhe “izmave” qё kanё prodhuar ato. Ndotja e shoqёrisё, prej ndotjes sё politikёs, dhe mёsimi i tyre, nё shkollat jodemokratike, ( edhe tash i pranishёm )  interesi real i grupeve shoqёrore dhe militante tё secilёs parti, varfёria e skajshme e disa bashkёsive nё kёtё realitet ekonomik e bёn njё pjesё tё votёs jo tё lirё, por tё shpёrfillur etj., etj..  Mos harroni se nё Shqipёri janё prodhuar Parti klanore ekonomike, mbёshtetur mbi interesa tё pasurimit dhe tё mbajtjes sё karrigeve tё pushtetit, pa asnjё ideologji. Mos harroni se deputetё tё veçantё tё dy krahёve kanё, stёrvitur nga pas njё elektorat qё lidhet me kёto interesa. Po kёto janё realitete qё edhe pse tё hidhura dhe larg atij “votimit tё lirё” gjetёn tё pёrbashkёtёn mё pёrgjithёsuese dhe mё integruese tё tyre, duke krijuar njё bashkёsi votimi pёr tё rrёzuar Sundimin, qё ishte bёrё rrezik me vijimёsinё e tij. Kjo ёshtё nuhatja e votuesit, i cili ishte dhe mbetet me kolorit tё ndryshёm, qё treguan njё trend. Ata nuk pёrfillёn flamujt, banderolat deklaratat mashtrimet e gёnjeshtrat, as analistёt e sёmurё tё politikёs, qё mbetën me gisht nё gojё. Tani i takon Fituesit, qё e ka marrё tё drejtёn pёr tё bёrё ndryshimin, do ta çojё atje ku e orienton ndijimi dhe perceptimi i shumicёs, apo qoftёlarg do tё futet nё atё formulë filozofike, qё aq bukur e thotё Jorge Luis Borges : “Mё mashtrojnё dhe unё duhet tё jem mashtrues…”. Edi Rama duhet t’i largohet kёtij formati. Domosdoshmёrisht. Unё po vёrej se Edi Rama  Maratonёn e Re  e ka filluar me njё Protokoll tjetёr.