Cani inspektim në projektet e sipërmarrësve të huaj në veri të vendit

509
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ka zhvilluar sot paradite një takim pune në Bashkinë e Rrëshenit, ku më pas ndaloi në Kalimash dhe ndoqi nga afër realizimin e investimit në Fabrikën e Pasurimit të Kromit. Sipas ministrit Cani, në këtë fabrikë do të punësohen rreth 20 persona, ndërsa premtoi investime edhe nga qeveria. 
Rreth mesditës ministri i Financave do të jetë në Has, në Fabrikën e Pasurimit te Kromit Perollaj, një investim i ri prej rreth 3 milionë dollarësh. Kjo fabrikë me kapital privat vendas dhe të huaj, ka një kapacitet përpunues prej 80.000-100.000 tonë në vit, prodhon rreth 15 mijë ton koncentrat, vetëm prodhim per eksport. 
Ministri i Financave do të qëndrojë më pas edhe në rrethin e Kukësit. Cani, po kryen një sërë inspektimesh në veri të vendit në disa prej projekteve që po investohet nga sipërmarrës private dhe të huaj.
Sigal