Universiteti i Tiranës i fundit, nga 4750 vende renditet i 4000-ti

510
Sigal

Për Universitetin e Tiranës nuk mund të flitet në asnjë moment për cilësi. Sipas të dhënave të ‘Webometrics’, universiteti shqiptar renditet në vend të 4570 në botë, që është edhe pozicioni më i keq në rajonin e Ballkanit. Situata skandaloze bëhet më e qartë nëse Universiteti i Tiranës krahasohet me universitetet e tjera të rajonit. Universiteti i Malit të Zi renditet në vend të 2410, gati 2 mijë pozicione më lart se ai i Tiranës. Universiteti i Prishtinës renditet në vend të 1471, ndërsa ai i Beogradit në vend të 482, më shumë se 4 mijë pozicione më lart se universiteti shqiptar.