Sa lëkundje tërmeti janë regjistruar natën. IGJEUM: Si ka lëvizur magnituda

92

Pasgoditjet e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la 51 viktima dhe qindra të lënduar në vend, kanë vijuar edhe gjatë natës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në vend janë regjistruar katër lëkundje tërmeti, për fat me magnitudë që ka ardhur në ulje.

Ndërkohë që mesnata u mbyll me një goditje me magnitudë 4 me epiqendër në Burizane të Durrësit, që frikësoi banorët.

Sipas IGJEUM, lëkundja më e fundit e regjistruar për datën 3 dhjetor është ajo e orës 02:58 me epiqendër në Gjirin e Lalzit, në thellësi 7 km dhe me magnitudë 2.1