Shqipëria trafikuesja më e madhe e kanabisit në BE

572
Sigal

Tregu i drogave 2019 / Raporti i Qëndrës Europiane e Monitorimit të Drogave i cili publikohet 1 herë në 3 vjet e cilëson vendin tonë si prodhuesja më e madhe e kanabisit të trafikuar në vendet e BE-së, paratë e të cilave transportohen CASH me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Ja raporti i plotë

 

Raporti  “Raporti: Shqipëria trafikuesja më e madhe e kanabisit në BE, paratë i transportojnë me makinë, investohen në ndërtim e turizëm

Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA) e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Evropian, paratë e të cilës transportohen CASH me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Raporti përmend fuqizimin e grupeve kriminale shqipfolëse (ku përfshihen individët shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj)  në vendet e Bashkimit Evropian, sidomos në trafikimin e heroinës e kokainës në Britaninë e Madhe, duke zhvendosur turqit e të tjerë. Sipas raportit, “Shqipëria ka të ngjarë të jetë prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE. Gjatë vitit 2017 dhe 2018, trafikimi në shkallë të gjerë i kanabisit bimor nga Shqipëria në BE vazhdoi. Konfiskimet italiane të kanabisit bimor u rritën nga afro 42 ton në vitin 2016 në më shumë se 90 ton në 2017, duke reflektuar intensifikimin e aktivitetit të trafikimit në të gjithë Detin Adriatik. Si përgjigje ndaj presionit në rritje të ushtruar nga autoritetet italiane, organizatat kriminale shqipfolëse, shpesh në bashkëpunim me ato të stilit mafioz italian, tani synojnë vendet më tej në veri përgjatë bregdetit italian si pika dorëzimi. Rojet bregdetare greke raportojnë lëvizje të rregullta të anijeve të vogla me shpejtësi të lartë nga Shqipëria dhe Italia në drejtim të deteve Egje dhe Jon, me qëllimin për të kontrabanduar kanabis bimor shqiptar drejt Turqisë. Organizatat kriminale shqipfolëse bashkëpunojnë me të tjera në disa shtete anëtare të BE-së: Austri, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Rumani, Suedi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto shtete kanë raportuar rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor, me origjinë shqiptare. Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave CASH, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë CASH përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”.Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve, që kanë pasur historikisht një rol kyç. Disa organizata kanë vendosur lidhje direkte me shtetet e Amerikës Latine, duke përdorur një model të ri biznesi nga “fillimi në fund” për të menaxhuar zinxhirin e furnizimit, me sasi të mëdha kokaine që blihen afër zonave prodhuese me kosto të ulët. Belgjika, Holanda dhe Spanja mbeten pikat kyçe të hyrjes dhe shpërndarjes së kokainës në BE. Në raport shpjegohen dhe rrugët e trafikimit të produkteve narkotike. Korridori jugor kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe ose Italisë, duke përdorur si transportin detar ashtu dhe atë tokësor. Një tjetër rrugë është ajri. Për shembull, trafikimi i narkotikëve ndodh mes Shqipërisë dhe Italisë me avionë që nisen nga klubet ajrore të Italisë ose pistat e avionëve, duke fluturuar në lartësi të ulët, nën mbulimin e një udhëtimi për kënaqësi. Ato kalojnë detin Adriatik dhe ulen në fusha të posaçme në Shqipëri. Edhe prodhimi i vajit të kanabisit ka njohur zhvillim në Shqipëri. “Të dhënat e konfiskimit sugjerojnë që vaji i kanabisit është i disponueshëm në vendet në jug-lindje të BE-së. Ndërsa prodhimi i vajit të kanabisit rrallë raportohet në BE, ka disa informacione që sugjerojnë se mund të ndodhë në Shqipëri. Në vitet 2014-15, autoritetet shqiptare çmontuan tre njësi të prodhimit të vajit të kanabisit. Në vitin 2017, policia malazeze kapi rreth 17 litra vaj kanabis, të dyshuar se ishin me origjinë nga Shqipëria, të fshehur në një veturë pasagjerësh në kufirin Malazez-Kroat. Të dhënat e marra nga laboratori mjeko-ligjor shqiptar në Tiranë konfirmuan analizën e 312.5 litra vaj kanabisi nga pesë raste të ndryshme në 2017. Kjo shumë është relativisht e madhe në krahasim me shumat totale të sekuestruara në BE. Grupet shqipfolëse po kapin tregun e heroinës dhe në Evropë, sidomos Britani. “Për shumë vite, organizatat kriminale shqipfolëse gjithashtu janë identifikuar se janë të përfshira në furnizimin dhe shpërndarjen e heroinës në BE, duke kontrolluar seksionet e rrugës Ballkanike. Organizatat në gjuhën shqipe, si dhe grupet serbe dhe bullgare, prokurojnë heroinë nga ato turke dhe bashkëpunojnë me grupe të tjera të krimit me bazë në BE. Kohët e fundit ata duket se kanë zgjeruar përfshirjen e tyre në shpërndarjen e heroinës në Shtetet Anëtare të BE-së, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, dhe duke u përfshirë më shumë me shpërndarjen lokale. Në disa raste, ata kanë zhvendosur lojtarë të tjerë, përfshirë organizatat kriminele turke, në shpërndarjen me shumicë të heroinës”.Raporti thekson se grupet shqipfolëse vazhdojnë të shtrijnë në mënyrë agresive pjesëmarrjen e tyre në tregtinë e kokainës, duke u bërë lojtarë kryesorë më disa tregje të mëdha, si Mbretëria e Bashkuar. Për më tepër ata e kanë shtrirë aktivitetin dhe në tregje më të vogla konsumi si Gjermania dhe Holanda