Parashikimi i motit për këtë javë! Nisin uljet drastike të temperaturave

344

Nga fillimi i kësaj jave rikthehet paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike. Mesdita e të hënës risjell reshje shiu në Ultesirën Perëndimore.

“Ditën e martë, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.

Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

Sakaq, sipas SHMU, “Në lartësitë mbi 1600 metër, reshjet do të kthehen në dëborë me intensitet të ulët. Përmirësimi i motit do të vijë ditën e mërkurë deri të enjten në mesditë, kohë në të cilën do të përkeqsohet sërish.

Era më e vrullshme, parashikohet ditën e mërkurë nga verilindja, e më tej pritet rënia e temperaturave nën 0 ºC si në tabelë”.