Pamjet shokuese nga Durrësi, depozitat ranë nga pallati, banorja: Ishte një tmerr

219

Mediat kanë shkuar këtë paradite në një tjetër pallat të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë i shkallës Rihter, pasditen e djeshme.

Gazetari i “News24” raportoi live nga një pallat i dëmtuar në Durrës, në të cilin është rrezikuar seriozisht jeta e shumë qytetarëve, për shkak se kanë rënë depozitat e ujit.

Sipas gazetarit, depozitat e ujit ishin vendosur mbi pallat, por nga tërmeti i fuqishëm ato kanë rënë në tokë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Pallati është ndërtuar në vitin 1993 dhe ka pësuar dëmtime të shumta, kati i parë dhe i pesti janë më të dëmtuarit, por edhe dëmet e tjera. E pyetur nga gazetari Stafa, një banore e këtij pallati tregoi tmerrin, duke thënë se i ka shpëtuar Zoti.

“Ka qenë tmerr i paparë, kemi shpëtuar nga depozita e ujit, që desh na ra në tokë. Na ka ruajtur Zoti, nuk kam çfarë flas, nga ajo që kam parë dje. Thyenin qafën duke vrapuar për të dalë jashtë qytetarët”, tha ajo.