Makina përplaset me bordurat anësore, humb jetën shoferi 17-vjeçar

87
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një 17-vje çari ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Baldushkut.

Forcat blu raportojnë se personi me inicialet Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, ka ndërruar jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.