OSHEE duhet “kuptuar” për sikletet e mbartura organizative dhe punonjësit që duhen “pastruar” nga ky shërbim

549
Sigal

Gazeta Telegraf/

Adminisratori Adrian Çela: Po punojmë, që mangësitë e mbetura të eleminohen,
për të mos u përsëritur as si mendësi e jo më si praktikë pune deri tek
punonnjësi më i thjeshtë

Pothuajse përditë dëgjojmë e lexojmë ankesa qytetarësh në media, rrugë,
lagje, pallat e portale “online”, që bëhen në adresë të OSHEE lidhur me disa shërbime
shqetësuese që ofrohen prej një kontingjenti punonjësish të këtij enti publik
me shtrirje masive kombëtare në shërbimin ndaj familjarëve, biznesit dhe
institucioneve shtetërore. Mirëpo dy janë grupet e interesit që japin alarmin:
familjarët dhe bizneset. Padyshim, që në shërbimin e ofruar prej OSHEE, veçanërisht
në rrethe e zona skajore të vendit, ka shqetësime për vlerën e faturave, për
vonesat në sqarime e përgjigje të ankesave, për faturime aforfe, për dëmtime
pajisjesh prej mungesë së njoftimeve paraprake për ndërprerje të detyruara prej
punimeve zonale e qendrore, për korrupsion e shpërfillje prej disa punonjësve
të OSHEE në qendër, në rajone, qytete, rrethe, konkretisht sektorin e
faturimeve dhe në zyrat “Kujdesi ndaj klientit”, ku qytetarët nuk respektohen
si kontraktues që blejnë mallin “energji” e që çojnë pagesat për të, por si të
detyruar për të paguar! Në raport me kohën e “CEZ”, duhet pranuar fakti që ka
ndryshime jo vetëm në furnizimin sistematik e teknikisht potencial me energji
elektrike, por edhe në etikën e komunikimit, në korrektesën e faturimeve të
familjarëve e bizneseve, në metodologjinë dhe infrastrukturën e komunikimit dhe
pagesave edhe nga shtëpia, apo biznesi, në përballimin dhe eliminimin në kohë të
defekteve, në fluksin, shtrirjen gjeografike, funksionalitetin dhe sigurinë e investimeve
lokale, qendrore e rajonale, madje edhe inter-investimet për tregun e ndërsjelltë
e konstant të energjisë elektrike. “Ka mangësi, të cilat sipas Administratorit
të Përgjithshëm të OSHEE, zotit Adrian Çela, duhen “pastruar” përfundimisht, për
të mos u ripërsëritur as si mendësi e jo më si praktikë pune dhe për këtë stafi
drejtues dhe ekipet e OSHEE në terren janë duke punuar intensivisht dhe me
projekte konkrete të avancuara e zgjidhëse, por OSHEE duhet “kuptuar” për
sikletet e mbartura organizative dhe për punonjësit problematikë në çdo aspekt,
të cilët nuk duhet të jenë më pjesë e këtij shërbimi gjigant”. Objeksione
konkrete të janë investimet dhe ndërhyrjet emergjente që lidhen me matësit
elektronikë dhe kartat me parapagesë të energjisë elektrike. Ka nisur e po
vazhdon vendosja e disa matësve të tjerë elektronikë, që u bëjnë të mundur
lexuesve të OSHEE, që ta kryejnë këtë veprim në mënyrë automatike, investim ky
që eleminon problemet e mbifaturimit dhe nënfaturimit të energjisë elektrike që
konsumon çdo familje, biznes, apo institucion e shërbim publik. Sipas
administratorit Adrian Çela, synimi i OSHEE është ky: konsumatorët ta blejnë
energjinë elektrike me parapagesë.