Nuk i ndahen telashet pronarit të dyqanit të kafshëve pas padisë nga Iva dhe Roza, ja ç’po ndodh

776
Artan Zabeli, pronari i dyqanit te kafsheve ne rrugen “Myslym Shyri” duket se nuk po i ndahen telashet qe pas denoncimit qe bene ne media Iva Aliko dhe Roza Lati per te. Zabeli ndaj tyre ka ngritur edhe kallezim.
Moderatorja Lati dhe modelja Aliko janë denoncuar në Prokurori nga pronari i dyqanit të kafshëve në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, të cilin ato e kanë akuzuar me emër dhe mbiemër për atë që e quanin si trajtim mizerabël të kafshëve shtëpiake që ai mban në biznesin e tij. 
Por dje ai eshte kallezuar ne Prokurori nga dy shtetase te tjera, te cilat pretendojne se nje vit me pare ai u ka shitur qen te semure.
Edhe pak dite me pare nje shtetase, e ka paditur Zabelin per mashtrim. Ajo ka thene se ka blere nje kafshe shtepiake ne dyqanin e tij por me pas ka pretenduar se eshte e semure dhe ka kanosur ne ambientet e dyqanit pronarin. Edhe ndaj te rese policia ka referuar materialet hetimore ne Prokurori per kanosje. (lexo me shume ketu)
Njoftimet e Policise:
Më datë 16.05.2017, shtetësia E.M, vjeç 21, banuese në Tiranë, kallëzon se në Korrik 2016, në rrugën “Myslym Shyri”, te një dyqan, shtetasi A.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, i ka shitur një qen të sëmurë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Më datë 16.05.2017, shtetësia A.H, vjeç 23, banuese në Tiranë, kallëzon se në Korrik 2016, në rrugën “Myslym Shyri”, te një dyqan, shtetasi A.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, i ka shitur një qen të sëmurë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.