Çfarë do ndodhë me mishin me salmonelë që u bllokua në Durrës?

241
26 ton mish pule, që u bllokuan pak ditë më parë me mikrobin e salmonelës, do të kthehen në Brazil. AKU bën të ditur se në tregun vendas nuk do të hyjnë më produkte shtazore të importit pa u analizuar më parë nga laboratori i tyre. 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur kështu që të mos besojë më vetëm çertifikatat nga vendi i origjinës së produktit, por marrjen e mostrave për analiza do ta kthejë në proces rutinë. Madje për këtë do të do hartohet një udhëzim i veçantë me qëllim përforcimin e kontrolleve.
Mbi 400 ton mish derri dhe pule kanë mbërritur në Shqipëri nga Brazili dy muajt e fundit. E ngarkesa e fundit me salmonelë për fat të mirë u frenua në kohë dhe nuk doli në treg.