Ndryshimet në Kodin Rrugor / Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit të heq patentën

617
Sigal

Gazeta Telegraf/

Në rast se për mos vendosjen e rripit të
sigurimit ndëshkohesh vetëm me gjobë, për përdorimin e celularit gjatë
drejtimit të mjetit policia rrugore propozon që të pezullohet edhe patenta.“Masa
administrative do të jetë disa herë më e lartë dhe do shoqërohet me masë
plotësuese për lejen e drejtimit për drejtuesin që konstatohet duke përdorur
telefonin. Aktualisht shumica e drejtuesve përdorin telefon tip android, që
kërkon përdorimin e të dyja duarve dhe për pasojë shpërqendrohen, shkaktojnë
pasoja në qarkullim dhe bëhen burim aksidentesh”, deklaron Ardi Veliu, drejtor
i Policisë Rrugore.Vetëm gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, 15.4% e
numrit total të aksidenteve kanë ardhur si pasojë e përdorimit të celularit
gjatë drejtimit të mjetit, ku në 10.4% të rasteve kanë qenë aksidente me pasoja
fatale për jetën.Ndryshimet në Kodin Rrugor do të marrin disa muaj kohë me
procedurat parlamentare. Krahas gjobës për celularët, që do variojë nga 5 mijë
deri 15 mijë lekë, në Kod do të vendoset për herë të parë edhe gjoba
këshilluese, e cila do të aplikohet për shoferët të cilët nuk kanë kryer me
parë asnjë shkelje.