Një plumb në kokë dhe pistoleta në makinë, dyshime mbi vdekjen e 27-vjeçarit shqiptar në Itali

396

Ka vdekur pas një plumbi të marrë në kokë. Kjo është e vetmja gjë e sigurtë lidhur me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit shqiptar Serxhio Veizi në Itali.

Viktima u gjet brenda makinës së tij, tip Volkswagen Polo , ndërsa pranë trupit të mbuluar me gjak, në sedijen e pasagjerit u gjet edhe një armë.

Sipas policisë, i riu ka precedentë penalë të mëparshëm lidhur me botën e drogës.

Pas një kërkimi në profilin e tij në Facebook, shihet se i riu punonte në një piceri në shetin fqinj, ishte i fejuar, ndërsa nga fotot e publikuara shihet se ka patur një jetë të lumtur, çka e ul mundësinë e vetëvrasjes.

Gjthësesi hetimet vazhdojnë dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar të vërtetën.