Nesër do të lexoni/ Askush nuk mund t’i shtrembërojë të vërtetat e Konferencës Historike të Pezës

737
REAGIM/ Pas botimit të shkrimit të Dr. Vasfi Barutit “E vërteta e pamëshirë e Konferencës së Pezës dhe miti i saj” 
Nga Xhevdet ÇELMETA, nip i “Heroit të Popullit” Myslim Peza 
Gani PEZA, ish-oficeri personal i “Heroit të Popullit” Myslim Peza 
Sikurse është bërë e njohur në media, zoti Dr. Vasfi Baruti, në një të përditshme, botoi artikullin “E vërteta e pamëshirë e Konferencës së Pezës dhe miti i saj” (fq. 13, 14, 15; e ilustruar me tri fotografi). Nuk është hera e parë që ndonjë historian, si Dr. Vasfi Baruti apo ndonjë tjetër, të shtrembërojnë dhe të mohojnë rëndësinë historike që pati Konferenca e Pezës për bashkimin e popullit tonë në luftë kundër okupatorëve nazi-fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që u bënë bashkë pikërisht për ta sabotuar dhe për t’ju kundërvënë luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Patrioti Myslim Peza, dihet që është komandanti legjendar, që me 5 qershor 1940 krijoi çetën e parë antifashiste në Shqipëri e në Evropë, dhe që pas këtij momenti, në Shqipëri rrodhën me shpejtësi ngjarje të tjera të mëdha të Luftës Nacional-Çlirimtare. Dihet po ashtu, që çeta e Pezës, u hodh menjëherë në aksione luftarake kundër reparteve fashiste, duke ndërprerë linjën telefonike Tiranë-Ndroq-Durrës-Romë. Kjo i tërboi fashistët, të cilët më 16 mars 1941, me 700 xhandarë e milicë, sulmuan çetën e Babë Myslimit në Pezë të Madhe, por dolën të humbur; me 84 të vrarë dhe shumë të plagosur, duke lënë edhe mjaft armatime luftarake. Ky moment i dha hov luftës antifashiste nacional-çlirimtare. Faktet flasin që u shtuan të ardhurit në çetën e Pezës; erdhën komunistë dhe patriotë nga të gjitha krahinat e vendit, të rinj e të reja nga fshati e qyteti. Krijimi i PKSh më 8 nëntor 1941 e futi luftën antifashiste nacional-çlirimtare në një etapë më të organizuar. Në një kuadër më të gjerë gjeo-politik, theksojmë se hyrja e Bashkimit….
Per me teper neser ne gazetn “Telegraf”….
Sigal