Greva/ Pedagogët takim të hënën për vijëmsinë e protestave

528
Sigal

Pas zhvillimeve të shumta të ditës së sotme në lidhje me protestat studentore dhe të pedagogëve për Arsimin e Lartë, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës,ka bërë thirrje për takim ditën e hënë.

Nga takimi I Asamblesë do diskutohet dhe do merren vendime për vijëmsinë e protestës.

Takimi thirret sepse qeveria dhe Ministria e Arsimit e ka kaluar afatin për të kthyer një përgjigje pozitive ndaj kërkesave të studentëve dhe pedagogëve.

Ja thirrja:

THIRRJE

Ditën e sotme ka patur një sërë zhvillimesh në lidhje me kauzën universitare. Në orën 09.00 pati një takim tonin me Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ndërsa në orën 11.00 është zhvilluar mbledhja e Senatit të Uiversitetit të Tiranës. Më vonë Znj. Shahini doli në konferencë për shtyp. Dhe në orën 14.00 u mblodh Asambleja e Personelit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale.

Në takimin me Ministren, grupi i pedagogëve paraqiti argumenta të thelluara për kërkesat e paraqitura nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të UT. Ndryshe nga sa pritej, si hap logjik i kërkesave të paraqitura prej takimit të Asambleve të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës datës 25 janar 2019, Znj. Shahini nuk ktheu asnjë përgjigje konkrete për realizimin e këtyre kërkesave. Qëndrimi i saj ishte që brenda “Paktit për Universitetin” marrin zgjidhje të gjitha problematikat e arsimit të lartë.

Sa më sipër znj. Shahini i konfirmoi edhe në konferencën për shtyp.

Senati i UT vendosi për të kundërshtuar VKM-të e nxjerra nga qeveria dhe MASR, si akte nënligjore në kundërshtim me Kushtetutën e RSH dhe vetë ligjin “Për Arsimin e Lartë në RSH”

Asambleja e FSHS, me kuorum dhe shumicë votash, vendosi për shpalljen e grevës  pa afat.

Në këto kushte, grupi i autorizuar nga Takimi i Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, reagon si më poshtë:

Thërret Takimin e Asambleve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës ditën e Hënë, datë 4 Shkurt 2018, ora 11.00, Godina Liria, në koherencë me vendimin e marrë në takimin e datës 25 Janar 2019, për t’u rimbledhur pas përgjigjes nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.