Bashkia Dibër kthen në zyra godinën e gjimnazit, nxënësit në protestë

816
Një prej rasteve të rralla që bulevardi i Dibrës u mbush plot nga qindra nxënës, mësues dhe qytetarë.
Me qindra u bënë bashkë në protestë civile kundër një vendimi të bashkisë së Dibrës për të kthyer në zyra një godinave simbol të arsimimit në Peshkopi.
Gjimnazi i qytetit i hapur rreth 39 vjet më parë u përdor për disa vite nga filiali i Universitetit të Durrësit, por në vitin 2013 kur projekti dështoi nuk iu rikthye gjimnazistëve
Nxënës: Ne do të protestojmë deri në fund. 
-Bashkia ka mjaft zyra në qytet, ajo që i mungon qytetit është një gjimnaz.
Në kushtet kur godina aktuale është e llogaritur për rreth 600 gjimnazistë por ka më shumë se dy fishin, ndërsa klasat janë të mbingarkuara, kthimi në funksionin e parë të gjimnazit shihet si zgjidhje për problemin
Nxënës, mësues, prindër e përfaqësues të shoqërisë civile paralajmëruan se kjo ishte vetëm protesta e parë derisa tu rikthehet godina e dëshiruar
Selami Kaza, mësues: Kjo protestë nuk bëhet për politikë por për ju!
Hysen Uka prof. Shoq civile: Forcat juaj do të bëjë atë që duhet bërë për këtë qytet, që ky simbol i arsimit në Dibër, t’ju kthehet ju.
Ndërkohë, Bashkia e Dibrës raportohet se ka nisur punën për kthimin e auditoreve dhe klasave në zyra, çka është konsideruar skandal.
Sigal