Tirana në kolaps, nuk lejohen të hyjnë në qytet as furgonat e mallrave (VIDEO)

442
Sigal

Kur na ndajnë më pak se dy orë nga protesta e opozitës, policia ka marrë masa të shumta në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Në hyrje të rrugës së Elbasanit një makinë policie bën kontrollin e pothuajse të gjitha mjeteve dhe nuk lejon kalimin e autobusëve dhe urbanëve.

Në videon e mëposhtme të Faxweb, shihet sesi policia ka ndaluar dhe disa furgona mallrash, të cilët nuk janë lejuar që të hyjnë në qytet nga rruga kryesore. Kontrollet bëhen me qëllim ndalimin e protestuesve të hyjnë me mjete në kryeqytet.