Miratohet drafti, institucionet ‘detyrohen’ për të dhënë informacion

528
Sigal

TIRANE- Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nen për nen projektligjin “Për të drejtën e informimit” që parashikon detyrimin e institucioneve për të dhënë informacion brenda një harku kohor prej 10 ditësh nga depozitimi i kërkesës. Në të kundërt ky projektligj parashikon gjoba për personat përgjegjës që nuk dorëzojnë informacionin deri në 6 paga të rrogës së tyre. Pikërisht neni 18 dhe ai 21 i këtij ligji, ku parashikohen gjobat, ishin subjekt i debatit në komision. Ligji parashikon që kompetencën për vënien e gjobave ta ketë Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe se personi i cili kërkon informacion nuk është i detyruar që të japë motivet e kërkimit të informacionit në fjalë.