10 fluturimet e konfirmuara nga Rinasi për ditën e nesërme

426
Sigal

Aeroporti ‘Nënë Tereza’ njofton se ditën e shtunë do të zhvillohen 10 fluturime nga Tirana drejt aeroporteve europiane, siç janë Vjena, Stambolli e Londra. Nga Shqipëria nisjet janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian.⠀⠀

“Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀⠀

✈Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Budapest dhe kthim

✈Pegasus – Tiranë -Stamboll dhe kthim

✈Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim

✈Wizz Air – Tiranë – Londer (Luton) dhe kthim

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU”, thuhet në njoftimin e TIA.