Inxhi. Robert Kote/ Papa Françesku dhe sheshi “Nënë Tereza”

635
Sigal

Është turp të sheshosh dy shatërvanët, atë të sheshit “Skënderbe” dhe të  sheshit “Nënë Tereza”

 Jam plotësisht i bindur se po ta dinte Shenjtëria e tij Papa Françesku që shteti (i varfër) shqiptar do të shpenzonte aq shumë për të kthyer në “identitet” sheshin “Tereza” (tashmë pa nënë Terezën) dhe për të ndërtuar ose montuar një skenografi (që ndoshta nuk do të përdorët më), ai atë investim nuk do ta pranonte. Ai është një njeri shumë i thjeshtë që bekimet, këshillat dhe fjalët ja thotë popullit (dhe autoriteteve) në sheshin e Shën Pjetrit nga një dritare…..ku të gjithë e shohin….

Godina e bukur e universitetit tonë që mbyll bulevardin edhe më të bukur të “Dëshmorëve të Kombit” e ka të ndërtuar ballkonin dhe tribunën ceremoniale, piedestale… Pak shpenzime për ndonjë mbulesë dhe dekor të përshtatshëm do ta bënte atë ceremoni edhe më të bukur…  dhe pa polemika që (për turpin tonë) po shfaqin dy politikanët tanë më të lartë. Më lejoni të shpreh edhe dy keqardhje: Zhduken shatërvanët, ai i ‘vjetri’ në sheshin “Skënderbej”, Enveri e prishi për të grumbulluar sa më shumë popull në mitingjet e shumta që bënte në vitet ‘50, ‘60, ‘70 të shekullit të kaluar…, por e rindërtoi… Ne në demokraci e zhdukëm! Po e njëjta histori edhe për atë në sheshin “Nënë Tereza”, mund të ishte restauruar, zbukuruar nga çdo pikëpamje, por e rrafshuan dhe e shtruan aspak bukur. Po kështu po veprohet edhe në Durrës, por nëntoka e Durrësit është minierë e artë e kulturës botërore. A nuk do të ishte më mirë që i gjithë ai shesh të gërmohej nga arkeologët dhe mandej të shpallnin ndonjë konkurs? Besoj se shumë durrsakë kanë qenë në Luvër (Paris) dhe kanë parë se çfarë kanë zbuluar nën atë shesh! Duke pas qenë edhe nxënës i Dom Mark Dushit, shpresoj që me ardhjen e Atit të Shenjtë Papa Françesku, të shpresojmë të shohim të realizuar amanetin e Nënë Terezës (Gonxhe Bojaxhiu) për të varfrit shqiptarë. Vite më parë kam asistuar në ceremoninë e inaugurimit  të punimeve të një spitali të ri tek ish- fusha e aviacionit ne Tiranë, asistonte edhe ish-Presidenti i Italisë Cossiga (Kosika), i yni në atë ceremoni erdhi me një orë vonesë. Sa ishte gjallë Nënë Tereza, ajo i falënderoi dhe i bekoi ata që, kontribuuan për këtë vepër bamirësie,por me siguri në atë spital nga 10 të sëmurë 1,2,3 do të ishin ‘të krishterë’ të tjerët ‘myslimanë’ se Nënë Tereza nuk bënte dallime.

Amen-Amin!

 Faleminderit!