Mediat Amerikane: Drejtori i CIA në Tiranë, bisedime mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit

57

Mediat amerikane kanë pasqyruar vizitën e papritur të drejtorit të CIA-s, John Brennan ditën e djeshme në Tiranë.

Fox News apo Washington Post, duke iu referuar AP shkruajnë se Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar për vizitën e Brennan në Shqipëri për të diskutuar për terrorizmin dhe çështje të tjera bilaterale dhe ndërkombëtare.

“Një deklaratë e ambasadës, -vijon shtypi amerikan, thotë se Brennan u takua me kreun e qeverisë Edi Rama, Presidentin Nishani, ministrin e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe zyrtare të inteligjencës për të diskutuar mbi sigurinë rajonale, bashkëpunimin kundër terrorizmit si dhe çështje të tjera.”

Fox News dhe  Washington Post shkruajnë më tej se ShBA dhe Shqipëria kanë indesifikuar lidhjet e tyre kohë e fundit në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe për të ndalar grupet rebele islamike.

Mediat vijojnë më tej duke thënë se “Shqipëria pretendon se asnjë prej qytetarëve të saj nuk kanë grupe ekstremiste gjatë vitit të kaluar, edhe pse rezultatet mendohet të jenë aktiv në Lindjen e Mesme”.

Mediat mbyllin shkrimin duke thënë se“Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009 dhe po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”