Mbahet në Shkodër, mesha e shenjtë për viktimat në Francë

187
Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër i ka kushtuar një meshë të shenjtë viktimave të sulmit terrorist në Francë, ngjarje që tronditi mbarë botën prej mbrëmjes së të premtes.
Në praninë e të rinjve të famullisë së “Shën Shtjefnit”, famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku e quajti një të premte të zezë ngjarjen e ndodhur në Paris, e që sipas tij nuk ka lidhje me asnjë besim fetar, por thjesht ata persona janë mostra që nuk e duan jetën.
Mesha e shenjtë u kremtua në varrezat e Rrmajit, aty ku regjimi komunist pushkatoi shumë shqiptarë, e veçanërisht klerikë të përhapjes së besimit dhe nga ku 254 vite më parë u shënua mesha e rikthimit të lirisë së besimit.