Kosovë, 30 ditë paraburgim për Gazmend Isufin

424
Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda sot ka caktuar paraburgimin ndaj të pandehurit Gazmend Isufi, drejtor i kontrollit të brendshëm në PTK për shkak të veprës penale marrje të ryshfetit.
Sipas një njoftimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Njëherit gjykata ka caktuar masën e paraqitjes në polici për të pandehurin Agim Zeqiri për shkak të veprës penale dhënie të ryshfetit nga neni 429 par 2 të KP te RKS-së.
Sigal